Asambleistët e Prishtinës vendosin shallat e Kosovës, gjatë seancës së Kuvendit

Prishtina

Asambleistët e Prishtinës vendosin shallat e Kosovës, gjatë seancës së Kuvendit

Më: 31 mars 2026 Në ora: 11:03
Asambleistët e Prishtinës vendosin shallat e Kosovës, gjatë seancës së Kuvendit

Gjatë mbajtjes së seancës së Kuvendit Komunal të Prishtinës, asambleistët kanë dhënë një mesazh simbolik mbështetjeje për Kombëtaren e Kosovës.

Ata janë shfaqur me shalla të Kosovës, duke treguar solidaritet dhe përkrahje për ekipin kombëtar, i cili sonte zhvillon një ndeshje të rëndësishme përballë Turqisë.

Kjo përballje është e vlefshme për finalen e play-offit, një ndeshje vendimtare për rrugëtimin e mëtejshëm të Kosovës në garat ndërkombëtare.

Gjesti i asambleistëve është parë si një akt simbolik që pasqyron përkrahjen institucionale dhe qytetare për ekipin kombëtar në një moment të rëndësishëm sportiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat