Disa zona të Prishtinës do të mbesin nesër pa ujë

Prishtina

Disa zona të Prishtinës do të mbesin nesër pa ujë

Më: 15 prill 2026 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Disa zona të kryeqytetit do të mbesin pa ujë të enjten (16.04.2026), nga ora 09:00 deri në orën 16:00.

Vendet ku do të ketë ndërprerje të përkohshme të ujit janë: Hajvalia (pjesërisht), Veterniku, lagjja “Nic”, lagjja “Qershia”, lagjja “Qëndresa”, lagjja “Priam” dhe fshati Miradi e Epërme.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ njofton se ndërprerja e furnizimit vjen si pasojë e punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën ‘Ulëza’, të cilat do të realizohen nga Komuna e Prishtinës.

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe ju njoftojmë se për çdo zhvillim lidhur me këtë rast do t’ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat