Nesër s’lejohen automjetet drejt parkut “Gërmia”

Prishtina

Nesër s’lejohen automjetet drejt parkut “Gërmia”

Më: 30 prill 2026 Në ora: 16:36
Gërmia

Me rastin e festës së 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, kryeqyteti ka njoftuar se më 1 maj 2026 do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në drejtim të parkut “Gërmia”.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Komuna e Prishtinës.

Njoftohet poashtu se përjashtim bëjnë linjat e autobusëve që kalojnë në rrugën në drejtim të parkut “Gërmia”, si dhe automjetet emergjente dhe të inspektoratit.

Njoftimi:

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, më 1 Maj 2026, ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në drejtim të parkut “Gërmia”.

Përjashtim bëjnë:

– autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”

– automjetet e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it

– NPL “Gjelbër”, KRM “Pastrimi”

– si dhe automjetet emergjente dhe të inspektoratit

Linja S22 do të operojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt.

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim, për një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat