Pëllumb Bajçinovci është emëruar drejtor në pozitën e Drejtorit të Mobilitetit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Si asamblist aktual në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe ish-kryesues i tij, sipas Ramës, Bajçinovci ka qenë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse, duke kontribuar në fusha si zhvillimi urban, rinia, sporti dhe kultura.
Postimi:
Pëllumb Bajçinovci emërohet në pozitën e Drejtorit të Mobilitetit, duke sjellë me vete përvojë të rëndësishme në jetën institucionale dhe politike në Kryeqytet.
Si asamblist aktual në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe ish-kryesues i tij, Bajçinovci ka qenë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse, duke kontribuar në fusha si zhvillimi urban, rinia, sporti dhe kultura. Gjithashtu, përvoja e tij si zëdhënës në Komunën e Prishtinës ka forcuar profilin e tij në komunikimin publik dhe bashkëpunimin me qytetarët.
Me formim akademik në menaxhment dhe përvojë në institucione, ai pritet të kontribuojë në avancimin e politikave të mobilitetit, përmirësimin e qarkullimit urban dhe zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për qytetin.
I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të re, në shërbim të qytetarëve të Prishtinës.