Hapet sot Gjykata Administrative në Prishtinë

Prishtina

Hapet sot Gjykata Administrative në Prishtinë

Më: 5 maj 2026 Në ora: 07:48

Në ambientet e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, sot do të mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së Gjykatës Administrative.

Në këtë ngjarje të rëndësishme institucionale do të marrë pjesë edhe Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Sipas njoftimit zyrtar, ceremonia do të fillojë në orën 09:00.

Aty pritet të theksohet rëndësia e kësaj gjykate në forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e sistemit të drejtësisë në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat