Prishtina nis largimin e mbetjeve vëllimore

Prishtina

Prishtina nis largimin e mbetjeve vëllimore

Më: 16 maj 2026 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, ekipet e Drejtorisë për Shërbime Publike do të fillojnë aksionin për largimin e mbeturinave vëllimore në Kryeqytet.

Aktiviteti do të zhvillohet në dy lokacione, te parkingu mbrapa Pallatit të Rinisë nga 09:30.

Si dhe në ora 10:00 përballë parkut të Taukbahçes dhe Shkollës “Gjergj Fishta”.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, do të deklarohet për media gjatë aktivitetit te parkingu i Pallatit të Rinisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat