Kanë rinisur punimet në sheshin “Xhorxh Bush”

Prishtina

Kanë rinisur punimet në sheshin “Xhorxh Bush”

Më: 19 maj 2026 Në ora: 19:21
Pamje nga videoja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me vonesat në ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush”, duke thënë se bllokadat dhe pengesat e panevojshme kanë penalizuar qytetarët e kryeqytetit.

Përmes një deklarimi në Facebook, Rama u shpreh se vonesat po ndikojnë drejtpërdrejt në realizimin e projektit, derisa theksoi se sheshet janë për qytetarët dhe në shërbim të tyre.

“Bllokadat dhe pengesat e panevojshme veç sa i kanë penalizu qytetarët e Prishtinës, duke e vonu ndërtimin e sheshit ‘Xhorxh Bush’”, ka deklaruar Rama.

Ai ka shtuar se do të vazhdojnë me realizimin e projekteve transformuese në kryeqytet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat