Komuna e Prishtinës njofton për Shërbime Falas Shëndetësore në Germi, çdo të shtunë

Prishtina

Komuna e Prishtinës njofton për Shërbime Falas Shëndetësore në Germi, çdo të shtunë

Më: 20 maj 2026 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Çdo të shtunë në orën 09:00, një ekip i urgjencës mobile i Kryeqytetit i përbërë nga mjek dhe staf teknik, do të jetë i pranishëm në Germi për të ofruar matje falas të shtypjes së gjakut dhe treguesve të tjerë bazikë shëndetësorë, njofton komuna e Prishtinës.

Në njoftim theksohet se çdo të shtunë, në orën 09:00, në Parkun e Gërmisë, organizohen ecje dhe vrapime rekreative në distanca prej 2 dhe 5 kilometrash.

“Pjesëmarrja është falas, pa karakter garues dhe e hapur për të gjitha grupmoshat, pavarësisht nivelit të përgatitjes fizike”, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Shërbime Falas Shëndetësore në Germi

Çdo të shtunë në orën 09:00, një ekip i urgjencës mobile i Kryeqytetit i përbërë nga mjek dhe staf teknik, do të jetë i pranishëm në Germi për të ofruar matje falas të shtypjes së gjakut dhe treguesve të tjerë bazikë shëndetësorë.

Kryeqyteti, në kuadër të planit trevjeçar për avancimin e kujdesit shëndetësor parësor dhe promovimin e shëndetit publik, ka përfshirë Parkun e Gërmisë në programin formal të qeverisjes komunale si një iniciativë konkrete për përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor të qytetarëve.

Ky bashkëpunim mbështetet në praktikat më të mira ndërkombëtare, përfshirë modelin e National Health Service, ku aktiviteti fizik rekomandohet si pjesë e kujdesit parësor shëndetësor për parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike.

Lëvizja e rregullt ul ndjeshëm rrezikun e:

• diabetit

• hipertensionit

• sëmundjeve kardiovaskulare

Po aq i rëndësishëm është ndikimi i saj në shëndetin mendor. Aktiviteti fizik në komunitet redukton:

• stresin

• ankthin

• depresionin

• izolimin social

Duke forcuar mirëqenien emocionale dhe ndjenjën e përkatësisë.

Çdo të shtunë, në orën 09:00, në Parkun e Gërmisë, organizohen ecje dhe vrapime rekreative në distanca prej 2 dhe 5 kilometrash.

Pjesëmarrja është falas, pa karakter garues dhe e hapur për të gjitha grupmoshat, pavarësisht nivelit të përgatitjes fizike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat