Përparim Rama njofton për organizimin e ceremonisë në nder të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Prishtina

Përparim Rama njofton për organizimin e ceremonisë në nder të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Më: 20 maj 2026 Në ora: 20:07
Ramiz Lladrovci, Përparim Rama

Kryetari i Përparim Rama ka njoftuar se më 28 maj, nën patronatin e Kryeqytetit, do të organizohet ceremonia përkujtimore me rastin e ditëlindjes dhe rënies heroike të Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Lladrovci.

Në një postim në Facebook, Rama bëri të ditur se këtë lajm ia ka përcjellë mikut të tij, Ramizit, duke theksuar se Prishtina do të mbetet gjithmonë qyteti ku nderohen me krenari ata që rezistuan, luftuan dhe u flijuan për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

“Prishtina do të mbetet gjithmonë qyteti ku nderohen me krenari ata që rezistuan, luftuan dhe u flijuan për lirinë dhe shtetin që sot e kemi”, ka shkruar Rama.

Ai shtoi se ceremonia e 28 majit do të shërbejë për të përkujtuar me dinjitet dy figura të pavdekshme të kombit shqiptar, Fehmiun dhe Xhevën, të cilët konsiderohen simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat