Bllokimi i punimeve në Ishullin Urban, Rama mban konferencë për media

Prishtina

Bllokimi i punimeve në Ishullin Urban, Rama mban konferencë për media

Më: 21 maj 2026 Në ora: 09:10
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë sot nga ora 09:30 një konferencë për media në Ishulli Urban.

Konferenca do të fokusohet në bllokimin e punimeve nga Inspektorati për Trashëgimi Kulturore (ITK), ndërsa pritet të prezantohen qëndrimet dhe hapat e mëtejmë të Komunës së Prishtinës lidhur me këtë çështje.

Sipas njoftimit, në konferencë pritet të jepen sqarime mbi arsyet e ndërprerjes së punimeve, ndikimin që ky vendim ka në projektin në fjalë, si dhe veprimet që komuna synon të ndërmarrë në vazhdim.

Çështja ka nxitur debat publik lidhur me balancimin ndërmjet zhvillimit urban dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat