​Aksion gjatë natës në Prishtinë, “Pastrimi” largon mbeturinat vëllimore nga lagjet

Prishtina

​Aksion gjatë natës në Prishtinë, “Pastrimi” largon mbeturinat vëllimore nga lagjet

Më: 23 maj 2026 Në ora: 09:05
Prishtinë

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A ka njoftuar se gjatë natës së kaluar, në ndërrimin e tretë, ekipet operative kanë grumbulluar sasi të mëdha të mbeturinave vëllimore nga shumë lagje të Kryeqytetit.

Sipas kompanisë, aksioni për pastrimin dhe largimin e mbeturinave do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, me qëllim të ruajtjes së pastërtisë dhe rendit në hapësirat publike.

Nga KRM “Pastrimi” u është bërë thirrje qytetarëve që të shmangin hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara, duke rikujtuar se për ndotësit parashihet gjobë deri në 500 euro.

“KUJDES! 500 EURO është gjoba për hedhësit e mbeturinave në hapësira publike”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Ata kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët për mbajtjen e qytetit të pastër dhe për respektimin e rregullave të menaxhimit të mbeturinave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat