Lagjja e Spitalit pa rrymë prej orës 11, japin detaje nga KEDS

Prishtina

Lagjja e Spitalit pa rrymë prej orës 11, japin detaje nga KEDS

Më: 23 maj 2026 Në ora: 17:38
KEDS

Lagjja e Spitalit në kryeqytet po përballet me mungesë të energjisë elektrike që nga ora 11:00 e paradites së sotme.

Në lidhje me këtë, për kp kanë thënë nga KEDS-i se kjo ka të bëjë me punimet që po zhvillohen nga kjo kompani në Prishtinë.

“Në një pjesë të madhe të kryeqytetit ka punime, prandaj edhe ka mungesë të energjisë”, thanë nga KEDS-i.

Për atë se kur pritet të rikthehet energjia elektrike në pjesët të cilat po përballen me mungesë të saj, KEDS-i tha se në momentin që përfundojnë punimet, rryma do të rikthehet.

Pas situatës së krijuar, shumë qytetarë të Lagjes së Spitalit kanë shfaqur irritim në rrjete sociale për mungesën e rrymës, duke thënë se asgjë nuk e arsyeton këtë gjendje dhe këtë keqmenaxhim të situatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat