Një pjesë e qendrës së Prishtinës, përkatësisht lagjja Aktash, ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e një prishjeje në rrjet.
Energjia elektrike në rrugën “Lord Bajron” është ndalur pak pas orës 20:30.
Nga KEDS-i kanë thënë për KosovaPress se furnizimi me energji eleltrike në këtë zonë është ndalur si pasojë e një prishjeje, ndërsa nuk kanë bërë të ditur se kur pritet të vijë rryma.
Sipas tyre, ekipet janë duke punuar për sanimin e problemit.
Probleme me energji elektrike në këtë lagje, por edhe në pjesë tjera të Prishtinës ka pasur edhe më herët gjatë këtij muaji.