​Ndalet sërish rryma në Aktash

Prishtina

​Ndalet sërish rryma në Aktash

Më: 1 qershor 2026 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Një pjesë e qendrës së Prishtinës, përkatësisht lagjja Aktash, ka mbetur sërish pa energji elektrike.

Energjia elektrike në rrugën “Lord Bajron” është ndalur pak para orës 17:00.

Nga KEDS-i kanë thënë për KosovaPress se furnizimi me energji eleltrike në këtë zonë është ndalur si pasojë e një prishjeje, ndërsa nuk kanë bërë të ditur se kur pritet të vijë rryma.

Sipas tyre, ekipet janë duke punuar për sanimin e problemit.

Nga ndërpreja e energjisë elektrike është afektuar edhe Agjebcia e Lajmeve KosovaPress, për çka kërkojmë mirëkuptim nga ju klientë të nderuar për materialet derisa të vijë rryma.

Edhe sot gjatë ditës, nga ora 11:00 deri 13:45 nuk ka pasur furnizim të rregullt me energji elektrike në këtë lagje.

Probleme me energji elektrike në këtë lagje, por edhe në pjesë tjera të Prishtinës ka pasur edhe më herët gjatë këtij muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat