Bregut të Diellit i rikthehet një hapësirë e gjelbër, Komuna përfundon revitalizimin

Prishtina

Bregut të Diellit i rikthehet një hapësirë e gjelbër, Komuna përfundon revitalizimin

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 10:52
Komuna e Prishtinës transformon një zonë pranë rrugës “Hyzri Talla”

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se një tjetër hapësirë e gjelbër i është rikthyer lagjes Bregu i Diellit, në kuadër të angazhimeve për përmirësimin e mjedisit urban dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët.

Sipas njoftimit, përmes një bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe ndërmarrjes “Gjelbër”, është realizuar revitalizimi i hapësirës në afërsi të rrugës “Hyzri Talla”.

Nga një zonë e pashfrytëzuar, hapësira është shndërruar në një ambient të ri, të gjelbër dhe me infrastrukturë funksionale, duke ofruar më shumë komoditet dhe mundësi rekreacioni për banorët e ndërtesave përreth.

Komuna theksoi se investime të tilla do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit, me synim rritjen e sipërfaqeve të gjelbra dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat