Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për punimet që janë duke u zhvilluar për rimodelimin e nyjës rrugore në rrugën “Agim Ramadani”, në lidhje me rrugët “Qamil Hoxha” dhe “Rrustem Statovci”.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rama ka thënë se për herë të parë po vendosen semaforë dhe sinjalizim modern rrugor që mundëson çasje direkte në këto rrugë anësore
Postimi i tij i plotë:
Po zhvilloven punimet për rimodelimin e nyjës rrugore në rrugën “Agim Ramadani”, në lidhje me rrugët “Qamil Hoxha” dhe “Rrustem Statovci”.
Për herë të parë, po vendosen semaforë dhe sinjalizim modern rrugor që mundëson çasje direkte në këto rrugë anësore
Më shkurt
Më thjeshtë
Më shpejt.