Përparim Rama: Po e përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe në Sharban

Prishtina

Përparim Rama: Po e përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe në Sharban

Më: 9 qershor 2026 Në ora: 10:47
Punime

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka publikuar disa fotografi ku ka treguar se në Siqevë dhe në Sharban janë duke punuar në rregullim të infrastrukturës.

Rama, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se po punohet në ndërtim të rrugëve, të urave dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit.

Postimi i tij i plotë:

Infrastrukturë më e mirë për Siqevën dhe Sharbanin!

Ndërtimi i rrugëve në gjatësi prej 351.61 metrash,

Ndërtimi i dy urave mbi prrojet që kryqëzojnë rrugën,

Zgjerimi i rrjetit të kanalizimit.

Vazhdojmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat