Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Prishtina

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 15:18
Pamje nga videoja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se me hapjen për qarkullim të unazës së brendshme do të ndryshojnë edhe kahjet e hyrje-daljeve nga rrethi “Dukagjini” në drejtim të qendrës së qytetit.

Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe të respektojnë sinjalizimin e ri rrugor, në mënyrë që lëvizja në këtë pjesë të kryeqytetit të zhvillohet pa probleme.

Sipas tij, ndryshimet kanë hyrë në fuqi që sot.

Postim i plotë:

Mirëmëngjesi Prishtinë

Me hapjen për qarkullim të unazës së brendshme, ndryshojnë edhe kahjet e hyrje-daljeve nga rrethi “Dukagjini” në drejtim të qendrës.

Ju ftojmë për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit sot dhe për respektimin e sinjalizimit të ri rrugor.

Shëndet

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat