Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj Dimal Basha.
Në një deklaratë publike, Rama e ka akuzuar Bashën për paaftësi dhe manipulim.
“Dimal Basha, jeni të paaftë dhe manipulues! Jeni fatkeqësia e këtij vendi. Pikë”, ka shkruar Rama.
Reagimi i tij vjen në kuadër të përplasjeve politike dhe debateve të fundit mes përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe atij qendror.