Prishtina siguron 15 autobusë elektrikë dhe 2 tram për transportin publik

Prishtina

Prishtina siguron 15 autobusë elektrikë dhe 2 tram për transportin publik

Më: 17 qershor 2026 Në ora: 21:21
Postim nga Perparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se është përkrahur procesi i financimit për 15 autobusë elektrikë dhe 2 tram për kryeqytetin.

Sipas tij, projekti synon modernizimin e transportit publik në Prishtinë, duke sjellë mjete transporti 100% elektrike, më moderne dhe më të qasshme për qytetarët.

Në një postim në Facebook, Rama theksoi se ky investim do të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve të transportit urban dhe në uljen e ndotjes në kryeqytet. 

Raporti i plotë:

KRYEQYTETI ME TRAM DHE AUTOBUSË ELEKTRIKË!

Sot përkrahëm operatorët në proces të financimit për 15 autobusë elektrikë dhe 2 Tram.

Kështu do të duken autobusët e rinj të Kryeqytetit

Modernë, më të qasshëm për të gjithë dhe mbi të gjitha 100% elektrikë.

Prishtinën s'ka që e ndal!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat