Vija 7C rikthehet në itinerarin e saj të qarkullimit nga data 1 korrik

Prishtina

Vija 7C rikthehet në itinerarin e saj të qarkullimit nga data 1 korrik

Më: 29 qershor 2026 Në ora: 21:09
Fotoilustrim

Trafiku Urban në Prishtinë ka njoftuar se duke filluar nga data 01.07.2026, do të hyjë në fuqi ndryshimi i itinerarit të vijës 7C, e cila do të rikthehet në itinerarin e saj të mëparshëm të qarkullimit.

Në njoftim thuhet se në bazë të këtij ndryshimi, autobusi i vijës 7C nuk do të vazhdojë më qarkullimin deri te ETC-ja, por do ta përfundojë itinerarin dhe do të kthehet te rrethi i FSK-së, ashtu siç ka funksionuar edhe më herët.

“Ky ndryshim është ndërmarrë në përputhje me vendimin e Komunës dhe synon përmirësimin e organizimit të transportit publik, rritjen e efikasitetit të funksionimit të vijës, respektimin më të saktë të orareve të qarkullimit, si dhe ofrimin e një shërbimi më të besueshëm për të gjithë udhëtarët”- thuhet në njoftim.

Trafiku Urban ka ftuar udhëtarët që ta kenë parasysh këtë ndryshim gjatë planifikimit të udhëtimeve të tyre dhe të informohen me itinerarin e ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat