KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit dhe borxhe të papaguara në Trudë

Prishtina

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit dhe borxhe të papaguara në Trudë

Më: 13 korrik 2026 Në ora: 12:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë kontrolleve të zhvilluara në fshatin Trudë janë evidentuar lidhje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë.

Si dhe raste të konsumatorëve me borxhe të papaguara.

Sipas njoftimit në Facebook, për të gjitha rastet e konstatuara janë ndërmarrë masa, përfshirë shkyçjen nga rrjeti i furnizimit me ujë.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se lëndët do t’i përcillen Prokurorisë për procedim të mëtejmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat