Lajm i mirë për qytetarët e Prishtinës, hapet për qarkullim rruga “Agim Ramadani”

Prishtina

Lajm i mirë për qytetarët e Prishtinës, hapet për qarkullim rruga “Agim Ramadani”

Më: 22 korrik 2026 Në ora: 07:09
Fotoilustrim

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka njoftuar se është hapur për qarkullim rruga “Agim Ramadani”.

Rama tha se ka përfundimi i asfaltimit të kësaj rruge.

“Pas një pune të pandalshme, edhe gjatë natës, asfaltimi i rrugës “Agim Ramadani” ka përfunduar.

Sot, rruga është e hapur për qarkullim për të gjithë qytetarët. Mirëmëngjes të mbarë të gjithëve!”, ka shkruar sot Rama në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat