​Rugës A po i shtohet shtresa e dytë e asfaltit

Prishtina

​Rugës A po i shtohet shtresa e dytë e asfaltit

Më: 29 korrik 2026 Në ora: 11:31
Fotoilustrim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur, të mërkurën, se po vazhdojnë punimet në dy projekte rrugore në kryeqytet.

Ai njoftoi se në rrugën “A” është duke u shtruar shtresa e dytë e asfaltit.

Ky është njëri ndër projektet më të mëdha infrastrukturore të kryeqytetit, i cili ka nisur qe disa vite.

Po ashtu, Rama bëri të ditur se punimet po vazhdojnë edhe në rrugën lidhëse me rrugën “2 Prilli”, në lagjen Besia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat