Prishtina dhe Izmiri synojnë thellimin e bashkëpunimit, Cemil Tugay viziton kryeqytetin

Prishtina

Prishtina dhe Izmiri synojnë thellimin e bashkëpunimit, Cemil Tugay viziton kryeqytetin

Më: 20 gusht 2026 Në ora: 18:52
Florian Dushi, Cemil Tugay

Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay, ka vizituar sot Prishtinën, ku është pritur nga nënkryetari i Kryeqytetit, Florian Dushi.

Në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Prishtinës dhe Izmirit, si dhe për mundësinë e realizimit të nismave dhe projekteve të përbashkëta në fusha me interes për të dy qytetet.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, vëmendje e veçantë i është kushtuar bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe promovimit të ndërsjellë të traditave, vlerave dhe trashëgimisë së dy qyteteve dhe dy popujve.

Gjatë takimit është vlerësuar se shkëmbimet kulturore dhe institucionale mund të kontribuojnë në afrimin e qytetarëve dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet Prishtinës dhe Izmirit.

Po ashtu, është theksuar roli i komunitetit me prejardhje nga Kosova që jeton në Izmir, i cili u cilësua si një urë e rëndësishme miqësie dhe bashkëpunimi ndërmjet dy qyteteve dhe dy vendeve.

Nënkryetari Dushi e ka falënderuar Tugayn për vizitën dhe ka shprehur gatishmërinë e Kryeqytetit për vazhdimin e komunikimit dhe konkretizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat