Sfidat me mbeturina: Rama takohet me kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës

Prishtina

Sfidat me mbeturina: Rama takohet me kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës

Më: 27 gusht 2026 Në ora: 08:44
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë ditës së enjte do të takohet me kryetarët e komunave të rajonit të kryeqytetit.

Nga ora 10:00, Rama do të zhvillojë bisedime me kryetarët e komunave të Lipjanit, Podujevës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet  lidhur me situatën aktuale me pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave.

Në fokus të takimit do të jenë sfidat aktuale, koordinimi ndërkomunal dhe mundësitë për bashkëpunim në funksion të përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat