Ka nisur procesi mësimor në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë, nxënësit që në orët e para të mëngjesit janë parë duke hyrë në klasat e tyre.
Drejtoresha e shkollës Merita Haxhiu ka thënë për KosovaPress se të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit shkollor kanë shkuar mirë.
Ajo ka bërë të ditur se deri më tani nuk kanë pasur ankesa nga prindërit sa i përket pajisjes së nxënësve me libra shkollorë.
Mësimi në shkollën “Naim Frashëri” do të zhvillohet sipas planit dhe orarit të paraparë.