​“Iu gëzuam hapjes së shkollave, por do të na mungojnë pushimet”

Prishtina

​“Iu gëzuam hapjes së shkollave, por do të na mungojnë pushimet”

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 09:50

Edhe shkolla “Naim Frashëri” në Prishtinë” nisi sot vitin e ri shkollor.

Nxënësit e paraditës u panë të gëzuar që po kthehen në bankat e tyre, ani se do t’iu mungojë koha e lirë e pa obligime e pushimeve verore.

Kështu të paktën I thanë KosovaPressit nxënësit, Diart Sylejmani dhe Fleta Statovci.

Sylejmani: Jemi të lumtur por pa të mërzitur se ka përfunduar pushimi

“Kam shfeltuar librat e shkollës dhe kam pak njohur për librat që do t’I mësojmë…Jemi të lumtur por pa të mërzitur se ka përfunduar pushimi”, tha Sylejmani.

Njësoj tha edhe Statovci, derisa konfirmoi se është bërë gati plotësisht për vitin e ri shkollor.

Statovci: Për mua, përgatitjet këtë herë kanë qenë më lehtë

“Për mua, përgatitjet këtë herë kanë qenë më lehtë, librat kam mundur t’I gjej më shpejtë se herave të tjera, mirëpo i kemi pasur edhe liibrat e vjetër nga gjenerata e kaluar”, tha Statovci.

Ndërkohë, nxënësja Tuana Xhemaj, potencoi se e pati vështirësi për sigurimin e librave.

Xhemaj: Librat ende nuk i kam blerë, e kam pasë të vështirë

“Librat ende nuk i kam blerë, fletoret i kam blerë dhe kanë shkuar mirë. E kam pasë të vështirë me I gjet por edhe me I ble në kohë.”, tha Xhemaj.

Por, mësuesja e Biologjisë Emina Asllani Bërbatovci, theksoi se nuk ka informacione nëse nxënësit janë pajisur me librat shkollor.

Bërbatovci: Përgatitjet në shkollën tonë mendoj se janë bërë të gjitha

“Përgatitjet në shkollën tonë mendoj se janë bërë të gjitha. Fëmijët, siq e dinë të gjithë, Ministria e Arsimit i subvencionon librat, prindërit I marrin të hollat dhe nuk e di ai kanë ble a nuk I kanë ble. Nuk e di a kanë pasur ankesa, për herë të parë po e marr klasën e gjashtë, sot i takoj fëmijët…E duam këtë profesion, për këtë arsye e ushtrojmë, jemi të lumtur të takojmë fëmijët për herë të parë”, tha ajo.

Ndërkohë sa I përket shkollës si institucion, drejtoresha, Merita Haxhiu tha për KosovaPress se tashmë cdo gjë është gati për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Haxhiu: Janë bërë të gjitha përgatitjet

“Janë bërë të gjitha përgatitjet, nxënësit i dërguam në klasa, kujdestarët e klasave i morën nxënësit, ështu që për klasët e gjashta nis njoftimi për mësimdhënësit….Prindërit sigurisht i kanë blerë librat, nuk kemi me qenë me mësim tërëditor, do të kemi orarin e zakonshëm”, tha Haxhiu.

Edhe mësimdhënësja e gjuhës gjermane, Artina Koqinaj u shpreh se janë marrë të gjitha masat e duhura nga shkolla për nisjen e këtij viti shkollor.

Koqinaj: Përgatitjet na kanë shkuar shumë mirë

“Përgatitjet na kanë shkuar shumë mirë, shkolla I ka marrë të gjitha masat e duhur për me pasë një vit shkollor të mbarë. I kemi marrë të gjitha masat e duhura”, tha ajo.

Me përjashtim të ndonjë shkolle, sot ka nisur viti i ri shkollor në të gjitha komunat e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat