Defekt në rrjetin e ujësjellësit, disa rrugë të Prishtinës mbesin pa ujë

Prishtina

Defekt në rrjetin e ujësjellësit, disa rrugë të Prishtinës mbesin pa ujë

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 21:56
Fotoilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka ndodhur një defekt në rrjetin e ujësjellësit në kryeqytet me rrethinë.

Për këtë arsye, sonte do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa rrugë, transmeton IndeksOnline.

Ndërprerja e furnizimit do të bëhet në rrugët “Norbert Jokl”, “Fetah Gega”, “Prend Doçi” dhe “24 Maji – Bedri Shala”.

“Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar” deklaron KRU “Prishtina”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat