Shtatë kontejnerë digjen brenda një nate në Prishtinë, Pastrimi apelon për kujdes

Prishtina

Shtatë kontejnerë digjen brenda një nate në Prishtinë, Pastrimi apelon për kujdes

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 11:09
Fotoilustrim

Shtatë kontejnerë janë djegur vetëm gjatë natës, në dy rrugë të Prishtinës – “Sylejman Vokshi” dhe “Avalla”.

Kjo është bërë e ditur nga kompania regjionale e mbeturinave “Pastrimi” përmes një njoftimi për media.

Nga kompania kanë apeluar te qytetarët që të mos i djegin kontejnerët dhe të mos hedhin mbeturina të ndezura në ta.

Reagimi i plotë:

7 KONTEJNERË TË DJEGUR VETËM SONTE. 7! NË DY RRUGË. “SYLEJMAN VOKSHI” DHE “AVALLA”.

KUJDES QYTETARË, MOS I DJEGNI KONTEJNERËT, MOS HEDHNI MBETURINA TË NDEZURA SEPSE E NDOTNI TEPËR SHUMË AJRIN E LAGJES DHE AMBIENTIN. ËSHTË TEPËR I RREZIKSHËM PËR SHËNDETIN KY VEPRIM. GJOBITET EDHE NGA SHTETI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat