Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me problemin me mbeturina në kryeqytet.
Në këtë konferencë, i pari i Prishtinës bëri të ditur që nesër në Kuvendin Komunal do të votohet për themelimin e kompanisë së re rajonale për menaxhimin e mbeturinave.
“Ne kemi vendosur që ta themelojmë kompaninë e re rajonale. Prandaj nesër në seancën e jashtëzakonshme të Asamblesë së Kryeqytetit e kemi mundësinë jetike që një herë e përgjithmonë ta zgjedhim çështjen e mbeturinave në kryeqytet.
Prandaj iu bëj thirrje të gjithë asemblistëve, e sidomos atyre të VV-së që ta votojnë. Votojeni nesër”, u shpreh Rama.