Njofton komuna: Në Prishtinë mund të ketë vonesa në qarkullim të transportit publik, shkak protesta

Prishtina

Njofton komuna: Në Prishtinë mund të ketë vonesa në qarkullim të transportit publik, shkak protesta

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 18:46
Fotoilustrim

Komuna e Prishtinës njofton se për shkak të një proteste që po zhvillohet dhe masave të përkohshme të ndërmarra për menaxhimin e qarkullimit në hyrje të kryeqytetit,” mund të ketë vonesa dhe pengesa të përkohshme në qarkullimin e transportit publik”.

Komuna thotë se “si pasojë e situatës së krijuar, linjat që kalojnë në këtë pjesë të qytetit mund të mos realizohen sipas orarit të rregullt, duke shkaktuar vonesa në qarkullimin e tyre”.

“Kërkojmë mirëkuptimin dhe durimin tuaj deri në normalizimin e qarkullimit.

Ekipet tona po e përcjellin nga afër situatën dhe do të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e shërbimit, sa herë që kushtet e qarkullimit e mundësojnë. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat