Sot është rikthyer furnizimi me ngrohje për konsumatorët, pas kthimit në operim të njësisë B2 të TC Kosova B, njofton ndërmarrja Termokos.
Në njoftim thuhet se aktualisht, furnizimi me ngrohje është stabilizuar për pjesën më të madhe të konsumatorëve.
Ndërkohë, ekipet e ndërmarrjes po vazhdojnë punën në terren për stabilizimin e plotë të furnizimit edhe në pikat më të largëta të rrjetit, ku qarkullimi i ngrohjes kërkon më shumë kohë, raporton KosovaPress.
Termokos mbetet e angazhuar për normalizimin e plotë të furnizimit me ngrohje dhe falënderon konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar.