Fushatën zgjedhore, kësaj radhe e hapi Drenica!

Satirë

Fushatën zgjedhore, kësaj radhe e hapi Drenica!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 21 maj 2026 Në ora: 08:58
Sherif Ramabaja

Qëllimi u arrit. Pasi Dardania mbeti pa president të zgjedhur, Drenica kësaj radhe, e hapi fushatën parazgjedhore. Skenari i përpunuar u fut në veprim. Puna shpesh shkoi deri aty, Kurtit t’ia kapnin gjatë fjalimit, edhe mikrofonin. Taktika ndërrohej dhe përsosej, çdo ditë e më shumë. Aktrimi nuk ishte aspak i lehtë, megjithatë qëllimi dhe finalizimi numërohet në fund.

Nga të gjithë u vlerësua se më së miri po aktron Abdixhiku. Ka bërë përvojë në ekzibicione politike. LDK e shkërmoqi. Një partie kombëtare LDK, më e madhja në rajon, pritet t’ia vejë drynin. Krenaria e saj, tashmë i takon së kaluarës.

LDK nuk arritën ta shpëtonin as Agim Veliu, e as Isa Mustafa, por as Luta, e çfarë po presin nga Abdixhiku. Ai tashmë fatin e tij e ka lidhur me Vjosa Osmanin. Ky do ishte shansi i tij i fundit. Nëse fundoset, kësaj radhe së paku, nuk do të fundosej vetëm.

Skenarët siç po shihet tashmë po marrin një formë të re. Kush po i merr vendimet, nuk kanë njohuri as KGB ruse e UDB serbe. Një enigmë e madhe po ndodhë në zemër të Dardanisë. Enigma e Ramës dhe Vuçiqit, kur iu drejtuan me letër EU u zbulua, kurse kjo jo.

Nga regjia u emërua aktori, kurse skenari e përcaktonte vendin, ku do të luhej skena. Që ti frynte zjarrit, kush do ta bënte këtë punë më mirë se Batoni me kompaninë e tij (antikombëtare).

Herën e fundit u frynte statistikave, po rezultati përfundimtar i dështoi. Tani shkoi edhe një hap më larg, po kërkon që të rrokullisen kokat. Urdhrat i ka të prerë, burimi i vjen nga qarqe të sofistikuara.

Skena e parë u shfaq. Një kryetar Bashkie, në vend se të reflektonte shembull për qytetarët, (si kryetar Bashkie), u ngrit t’ia caktoi Drenicës kufijtë. E sfidoi Azem e Shote Galicën, e sfidoi Shaban Polluzhën e Adem Jasharin. Unë jam ai që merr vendime këtu, tha.

Disa iu bashkuan korit dhe e duartrokitën. Të tjerët heshtën. Skenarin e kryetarit të Bashkisë e pëlqeu së pari PDK me efendi Hamzën në krye, i cili ka fol njëherë dhe s’flet dy herë,  pastaj LDK me Abdixhikun, AAK, Lista Serbe, Republika Serbe e Dodikut, Serbia e Vuçiqit, Rusia e Putinit etj.

Të entuziazmuar, skenarin e pëlqyen edhe Lirim Mehmetaj, Baton Haxhiu, Buzhala dhe kompanitë e tyre.

Në këtë rast vetëm njëri po hesht. Ai po vëzhgon se me gjithë këtë pjesë teatrale, ç’po kërkohet të arrihet, apo cilat do të jenë skenat e ardhshme që do të luhen.

Ata të cilët po heshtin, për skenën dhe skenarin, po presin të korrin suksese nga mesazhi i dhënë. Ky është plotësim i programit të fushatës së tyre, po mendojnë.

Më tepër se një vit po merren me rolet e tyre, pa e arritur qëllimin final. Pushtetin Kurti nuk e dorëzoi, përkundrazi erdh duke e forcuar. Tash po kërkon mbi 60 përqindje rritje nga 51, sa ishte herën e fundit.

Ai i cili po heshtë (populli) duhet ta marr vendimin e fuqishëm dhe të prerë, pasi ti analizoi dhe vlerësoi aktorët, lojën teatrale, skenat dhe skenarët. Vendimi do të bjerë me 7 qershor. Me këtë datë, 7 qershor, dikush mund ta ketë fundin e tij politik. Të paktën luftuan pa kompromis deri në fund, (duke e rrezikuar edhe çështjen nacionale) me të gjitha mjetet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat