Vuçiqi e fton Ramën, për vizitë të përjetshme në Serbi!

Satirë

Vuçiqi e fton Ramën, për vizitë të përjetshme në Serbi!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 8 qershor 2026 Në ora: 09:44
Edi Rama/ Aleksander Vuçiq

Atdheu në rrezik, si në Serbi po ashtu edhe në Shqipëri. Ishte vetëm çështje kohe, se kur do të fillonin protestat edhe në Shqipëri. Këtë po e them nga përvoja në të cilën po kalon Serbia.

 Kam dhimbje për mikun tim Ramën, po unë të njëjtën situatë po e përjetoi qe 3 e më shumë vite. Putini më kishte siguruar se në rast rreziku për jetën, do më tërhiqte, po ku ti besohet tash atij, kur Ukrainën e ka në shpinë.

Meqë vetë isha dhe jam në një hall të tillë, kam mëshirë për mikun tim të çmuar Ramën. Së pari e inkurajoj që të mbahet dhe ta ruaj gjakftohtësinë. Të veproi ashtu siç veprova unë, tua tregoi bërrylin, protestuesve.

 Më pëlqeu taktizimi i tij, me armikun e brendshëm dhe të jashtëm. Kështu fitohet në kohë dhe krijohet huti mes protestuesve, duke hulumtuar se kush qëndron pas protestave.

Fyerjet, nënçmimi, hutimi, propaganda, frikësimi dhe kërcënimi ndaj protestuesve është një strategji e shkëlqyeshme, që po ashtu sjell fitim kohe. Këtë e kam zbatuar me përpikmëri.

Marrja e masave, shkarkimet dhe burgosjet nga kabineti qeveritar, e zbusin qëndrimin e protestuesve, sikur po lëviz diçka. E porosis mikun tim Ramën, që ta ndjek dhe kopjoj strategjinë time, jam i bindur se rezultati nuk do mungoi.

Unë i jam mirënjohës Ramës, për të gjitha ato që ka bërë ndaj meje dhe Serbisë, prandaj e ndiej obligim që edhe unë ti gjendem pranë në këto qaste të vështira.

Si ti harroi unë aksionet e përbashkëta që i kishim duke filluar nga Open Ballkan, hartimi nga Rama i Projekt Statutit për Veriun e Kosovës, Qëndrimi ynë identik ndaj EU, kritikat dhe akuzat identike që kishim ndaj Kurtit dhe politikës së tij ndaj Veriut, Serbisë e meje etj.

 Megjithatë nuk e harroi kurrë përkrahjen që e pata nga Rama, ndaj presionit të EU për sanksione ndaj Rusisë. Ky ishte një qëndrim burrëror i tij, i cili ishte vendimtar, të shpëtoja pa pasoja Serbinë dhe veten time. Unë po ashtu e falënderoi atë se gjithherë e mbante anën e Borrelit, Lajçakut dhe timen, duke shfaqur kritika të rrepta ndaj veprimeve të Kurtit që lidheshin me bisedimet mbi Kosovën dhe të drejtat legjitime për popullsinë serbe në Kosovë.

Së fundit, nuk mund pa e cekur se, ndërmarrja jonë e përbashkët daton nga viti i kaluar, kur iu drejtuam me shkrim së bashku me Edin EU, me propozim tona në lidhje me Bashkimit Evropian.

Kur i mendoi të gjitha aksionet dhe qëndrimet tona të përbashkëta mbi vendet tona dhe rajonin, nuk mund të mos brengosem mbi fatin e mikut tim të çmuar. Në këto momente jam me te, lutem për te dhe ia bëjë me dije se qëndroi pran tij.

Në rast rreziku, ashtu siç më ofroi mua Putini strehim, i ofroi edhe unë Ramës, qëndrim të përjetshëm në Serbi. Nuk duhet harruar se Serbia gjithmonë është sakrifikuar për Shqipërinë, kur ishte në pyetje Kosova.

Mars - Rover (Satirë)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat