Rama i formulon kushtet e dorëheqjes!

Satirë

Rama i formulon kushtet e dorëheqjes!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 22 qershor 2026 Në ora: 09:34
Edi Rama/ Sherif Ramabaja

Në fillim i injoroi. U tha se s’jeni më shumë se 2.000 veta. I quajti sorra e korba, armiq të brendshëm e të jashtëm, të nxitur nga Irani e Greqia, po jo nga Serbia! Çorbë bajate, po vinin nga Kosova e Tetova etj.?!

Përkundër urrejtjes ndaj protestuesve, lumi i njerëzve u fry, derisa doli nga shtrati. Tash s´po i përballon dot as qyteti. Këtë po e quajnë fenomen kombëtar   shqiptar, i cili e ka përfshirë edhe mërgatën.

Askush nuk din se si do përfundoi kjo punë, po as Rama nuk po lëviz e as nuk po gjen qetësi. Ramiz Alia ishte më i arsyeshëm.

 Derisa lumi i protestuesve u shndërrua në ortek, ai në Bazel të Zvicrës udhëtoi për punë private, të merrte pjesë në ekspozitën me punimet e tij. Shtypi zviceran ia kujtoi protestat e brendshme, duke e quajtur autokrat, po aq ia bënte.

Megjithatë, pasi protestave nuk po u shihet fundi, Rama ka menduar ta ofroi dorëheqjen, por me kushte:

 

1.     Ai kërkon që përpos tij, të dorëhiqet edhe Berisha, si bashkëveprimtar i rrugëtimit të përbashkët politik.                       

2. Kërkon që SPAK të pushoi nga puna.

3.     Kërkon të mos ketë ndjekje penale e as hetim ndaj tij, e as ndaj Belindës.

4.     Kërkon që mos të ketë hetim as ndjekje ndaj patronazhistëve dhe komisioneve zgjedhore të PS.

5.     Kërkon që projektet e filluara të përfundojnë sipas kontratave të parapara.

6.     Kërkon që PS ta vazhdoi kursin e saj majtist, duke u shkrirë me Partinë Demokratike të Kosovës, me Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe me Veteranët e fryrë të UÇK.

7.     Kërkon ringjalljen e nismës së Ballkanit të Hapur, të iniciuar nga ai dhe Vuçiqi.

8.     Kërkon që deti t´i dorëzohet Greqisë.

9.     Kërkon që t´i  pranohet, Projekt Statuti mbi Veriun e Kosovës, si vepër e tij.

10. Kërkon t´i rregullohet statusi i pensionimit.

11. Kërkon që Kurtit t´i ndalohet hyrja në Shqipëri.

Dhe po u pranuan këto kërkesa, jam i gatshëm që menjëherë ta ofroi dorëheqjen, me kushtet e njëjta që i ofroi Abdixhiku i LDK. Po u aprovua dorëheqja ime nga këshilli kombëtar i PS, jam i gatshëm që menjëherë ta dorëzoi postin tim. Në të kundërtën, do të vazhdoi nga puna deri sa ta fus Shqipërinë në BE, ashtu siç i kam bërë planet

Më pas do gjykoni, cili ishte Rama? Kush e solli Shqipërinë deri këtu, ku është sot? Do gjykoni cili ishte Rama, i cili atdheut po i sjell investime në miliona e miliarda dollarë. Do më kërkoni, po unë do hyjë në librat shkollor, si më i moderuari nga shqiptarët. Rama ishte një.

Mars - Rover (Satirë)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat