Po çmenden shqiptarët,
jo për bukë, dije, dinjitet,
por kush të zërë kolltukun
për t’u ulur në Parlament.
Si kërpudhat pas shiut,
dalin premtimet politike,
u dalldisën kandidatët
me buzëqeshje plastike.
Çdo parti “shpëtimtare”,
me ca liderë “profetë”,
sapo të kapin timonin,
e harrojnë popullin krejt.
E ne prapë brohorasim,
pas Flamurit “kaltërosh”,
fryhen deputetët tanë
me barkun sa një kosh.
Sikur të vepronin unikë
për shtet e për drejtësi,
s’do të mbeteshim të ndarë
nëpër “bajraqe” e parti.
Se shqiptari, për çudi,
siç kanë thënë të vjetrit:
Kur humb vetë zgjedhjet,
ia thyen këmbët tjetrit!