Shqetësim i përgjithshëm. Çështja është se kush i organizoi dhe masivizoi protestat. Unë isha gjithnjë i dashur për shqiptarët. Pse ndodhi kjo? Si të mashtrohen njerëzit nga elementet e brendshme dhe të jashtme. Ky është një sulm kibernetik. Pas sulmit nuk qëndron as Serbia, as Greqia, e as Rusia. Këtë do ta ketë bërë vetëm Irani.
Si tua shpjegoi këtë shqiptarëve. Në Shqipëri gjithnjë më kanë besuar edhe kur kërkoja Ballkanin e Hapur, e hartoja Projekt Statutin për Veriun e Kosovës, apo kur kërkoja të mos ndëshkohej Serbia, shkaku i sanksioneve ndaj Rusisë. E di se për të gjitha këto nuk do më falin në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë e diasporë, po aq më bënë për ta.
Gjatë kam menduar dhe po vij në përfundim se, në këtë gjendje e cila mbretëron në shesh, nuk marr dot guximin, t´i drejtohem masës. T´u kërkoi ndjesë dhe t´ua shpjegoi se unë kam të drejtë kur është fjala për Ballukun, çështjen e detit, Teatrin Kombëtar, Zvërnecin, Kosovën dhe të gjitha çështjet tjera që lidhen me kombin dhe Shqipërinë.
Unë, PS, patronazhistët dhe kabineti im, ishim për popullin ashtu siç na kishit dhënë besimin në zgjedhjet e fundit. Çfarë ndodhi tash është një enigmë e madhe, e pashpjegueshme.
Në këto momente, e vetmja mënyrë që më mbetet është ta obligoi Djellën, që t´u dal përball protestuesve dhe t´ua thotë të vërtetën.
Sikur ta kisha guximin do ta ngarkoja Ballën, apo ndonjë ministër tjetër, që ta marr përsipër këtë detyrë, por e kam humbur besimin që protestuesit do ta dëgjonit ndonjë ministër të kabinetit tim. Për momentin vetëm Djella mund ta përmbush një mision të tillë.
Unë kam biseduar me Djellën dhe ajo është e gatshme, ta marr përsipër këtë detyrë. Unë në pika të shkurta ia kam sqaruar asaj, se si qëndron puna. Fjalimin ia kam përgatitur dhe ajo do ta interpretoi para të pranishmëve.
Ju kisha lutur që ta dëgjoni me vëmendje dhe të gjykoni secili me kokën e vetë. Në pyetje është atdheu dhe fati i Shqipërisë. Djella do dal të nesërmen, para jush.
Djella pasi ishte karikuar tërë natën, në mëngjes ishte e gatshme për misionin e saj. Në mesditë ajo pasi e veshi kostumin kombëtar, u paraqit para foltores që ishte përgatitur enkas për te.
Të dashur shqiptar, unë sot po e mbaj një fjalim në emër të kryeministrit tonë zotit Rama. Ai ditët e fundit duket i goditur nga shëndeti dhe nuk ishte në gjendje që personalisht të paraqitej para jush. Këtë detyrë të shenjtë ma besoi mua dhe unë jam krenare që më jepet ky rast.
Që në fillim po ua bëjë me dije se zoti Rama është keqkuptuar nga shumica e protestuesvej. Në pyetje është investimi strategjik mbi katër miliard dollarë. Po dështoi ky projekt, Shqipëria dhe shqiptarët do ia ngulin vetit në prapanicë.
Kryeministri Rama ishte gjithnjë prezent me ju përmes rrjeteve sociale, kurse sot ai nuk ka qasje në këtë rrjet social, nga mbingarkesa që keni shkaktuar nga shpërthimi i protestave.
Kryeministri nuk do ta lejoj SPAK - un ta burgosi Ballukun, duke e ditur se do të binte i tërë kabineti qeveritar. Vendi do të mbetej pa qeveri dhe do të zhytej në kaos.
Ju kisha lutur, në emër të zotit Rama, që ta mbyllni protestën dhe t´i ktheheni normalitetit. Zoti Rama zotohet se do të kryej hetime se, kush qëndron prapa një organizimi të tillë, që po kërkon gjunjëzimin e Shqipërisë.
Ai u premton që sapo t´i kryej hetimet, përgjegjësit do t´i sjell para drejtësisë. Po ashtu ua bëjë me dije, që të mos mashtroheni, se zoti Rama nuk është i gatshëm ta ofroi dorëheqjen. Për këtë unë ju garantoi, deklaroi Djella.
Mars - Rover (Satirë)