Zonja Osmani, është kënaqësi që pranuat të zhvilloni me ne një intervistë që deshëm apo nuk deshëm, lidhet me sfida të mëdha sa i përket Kosovës. Ju sapo e përfunduat mandatin, e shpërndatë parlamentin, i caktuat zgjedhjet e reja dhe prapë se prapë kriza politike jo që nuk përfundoi, po ajo u thellua edhe më. Ju e morët edhe hapin tjetër, që pak kush e kishte besuar, u kthyet në LDK. A mund të na thoni se çfarë po ngjet në Kosovë, rreth Kosovës dhe me Kosovën.
Z. Osmani : Situata është çfarë është. Ne kemi tash zgjedhje të reja dhe angazhimi im do të jetë që ta kthej LDK aty ku e ka vendin, aty ku ish presidenti Rugova na e dhuroi në duar. Unë po punoi në atë drejtim dhe shpresoi se do ia arrij qëllimit.
Me fatin tim politik u manipulua. Pushteti aktual dhe opozita sa më hidhnin andej sa këndej. Herë më premtonin se do të më rizgjidhnin, herë më mbanin në ajër, e herë më akuzonin se po e thelloi krizën. Pra isha si një monedhë kusuritjesh mes dy palëve. Kur e vërejta se po loznin me mua edhe nuk do ma vazhdonin mandatin e dytë, e mora vendimin që ishte relevant: E shpërndava parlamentit (i pëlqeu kjo dikujt apo jo) dhe bëra shpalljen e zgjedhjeve të reja. Pra siç po e shihni tash jam sërish në lojë. E kam thënë dhe po e përsëris se karriera ime, sapo ka filluar. Kurti më lavdëronte si presidente e shekullit, ia kërkonte votat Abdixhikut për zgjedhjen time, kurse në anën tjetër paraqiste emra të rinj, kundër kandidat ndaj meje. Kjo nuk ishte në rregull. Tash po i kërkon 60 përqindshin e votës, as kjo nuk është në rregull. Nëse mendon se mua më përjashton nga loja, gabon rëndë. Mos harroni se mua presidenti Trump më ka zgjedhur në Bordin e Paqes, që ndryshe quhet “Marrëveshje e Shekullit”, kurse këta në Kosovë tallen me fatin tim. Duhet ta keni të qartë, se këta nuk janë në vete.
Z. Osmani, po ju akuzojnë se keni pasur takime me Gjuriqin, Grenellin dhe të tjerë në New York. Pastaj ekziston dyshimi se ju me Ramën po lozni një lojë të dyfishtë, duke e ditur qëndrimin e tij ndaj Kosovës dhe Serbisë etj.
Z. Osmani : Nëse paskam pasur takime, unë ato i kam zhvilluar vetëm në interesin e Kosovës, e jo për çështjet e mia dhe fatit tim. Edi Rama është i tillë çfarë është. Ne duhet ta respektojmë pozitën e tij si kryeministër, 4 herë i zgjedhur i Shqipërisë. Ne duhet që të kemi kontakte, bisedime dhe takime në mënyrë që mos të jemi të izoluar. Unë nuk do lejoj që për hir të dikujt, apo takimeve të tilla, ta dëmtoi vendin tim. Edhe Abdixhiku ka mbajt takime të rregullta me Ramën, po edhe ai ka pasur synime të njëjta, sikurse unë. Komunikimi në hapësirën mbarë shqiptare është i domosdoshëm, që të ecim përpara. Këtë komunikim jo vetëm në hapësirën shqiptare, po unë e kam zgjeruar në të gjitha nivelet ndërkombëtare dhe Kosovën e kam përfaqësuar me guxim, nderim dhe respekt të madh. Ku ka udhëtuar Kurti, a mund të ma numëroni një vizitë të tij (brenda dhe jashtë Kosovës). Ai mbyllet në byro dhe kjo është e tëra që ai bënë.
Z. Osmani, është po ashtu një problem, po ju kritikojnë se ju po i shkelni kompetencat e juaja, duke qenë e përcaktuar qartë me kushtetutë pozita e presidentit. Ju keni po të njëjtin funksion, përafërsisht si presidenti gjerman. Vizita dhe pritje në vizita bilaterale, kurse kryeministri (Bundeskanzelari) i ka të gjitha kompetencat e qeverisjes dhe vendimmarrjes.
Z. Osmani: ju lutem, unë i di shumë mirë kompetencat e mia. Nëse Kurti mendon se më heshtë mua, e ka gabim. Unë s’do të ndalem në asnjë moment, së vepruari si kryetare shteti. Unë si presidente do ti ushtroi funksionet e mia me respekt të plotë duke marr vendime fuqiplota, si presidente e një shteti sovran. A do të ishte shkelje e kompetencave të udhëtoi në vizita protokollare, të marr vendime në dobi të atdheut, ti kultivoi marrëdhëniet me aleatët tanë siç janë SHBA dhe Evropa. Ftesat vinin në emrin tim e jo të Kurtit, prandaj kjo nuk është shkelje e kompetencave. Kurti i acaronte marrëdhëniet me të gjithë, kurse unë i riparoja. Deri kur: Ai shkatërro, e unë riparo. Kjo lojë e tij duhet të marr fund. Na duhet koordinim për çdo çështje, e jo të merren vendime që e dëmtojnë reputacionin tonë ndërkombëtar.
Z. Osmani, populli ju çmonte juve dhe zotin Kurti, ku të gjitha shpresat i kishin në ju dy, që ta forconi dhe mbroni shtetësinë dhe territorin e Kosovës. Çfarë ndodhi që e zhgënjyet këtë popull.
Z. Osmani: Mallëngjehem kur e dëgjoi këtë. Është një konstatim i saktë se të gjitha shpresat i kishin në ne, po diçka e papritur ndodhi. Takimet e mia me personalitete e lartpërmendura, ndodhën pa dijen time. Ata më kishin ftuar në takime dhe s’kisha njohuri se cilët ishin të ftuar të takimit. Ndoshta ishte kurdisje që të na largonin me Kurtin. Takimet me Ramën ishin të një kategorie formale. Ne nuk mund ta mohojmë tërësisht shtetin amë. Veprimet e Ramës askush si merr seriozisht. Atë që e thotë në mëngjes, e mohon në mbrëmje. Ndoshta me Kurtin do të duhej të flisnim për këto gjëra, që ti tejkalonim barrierat e tilla, për hir të shpresës që populli kishte në ne.
Tash edhe jam inatosur, kur po e kuptoi se duan të më flakin fare. Pas zgjedhjeve, nuk do të thotë që me Kurtin nuk do të jemi së bashku sërish, ai kryeministër i radhës dhe unë po ashtu presidente e radhës. Nëse kjo ndodh, tash e tutje, duhet të jemi të vëmendshëm që mos të lejojmë të na hyj dikush në mes. Asgjë nuk dihet, po kështu e ka politika. Dje jemi grindur, nesër mund të kemi koalicion.
Z. Osmani, Ju u kthyet në LDK e cila gjendet në një gjendje kaotike, si mendoni ta sanoni gjendjen, me Abdixhikun, Lutën, Hykmeten apo Avdullah Hotin.
Z. Osmani: Për momentin nuk dua të merrem me këto çështje. Prioritet për ne është fushata zgjedhore. Ne do të paraqitemi si një trupë e vetme. Pasi ta shohim rezultatin e zgjedhjeve, do të bëjmë një analizë të përgjithshme dhe pastaj do të marrim vendime gjithnjë në favor të LDK, pa u bazuar në funksionin tonë. Unë nëse nuk arrij ta rris dhe ta konsolidoi partinë, do ti bart konsekuencat e mia, ndoshta edhe me ikje. Për strukturat udhëheqëse, mekanizmat demokratik si dhe funksionet në parti dhe atmosferën e punës do të japin përgjegjësi, bartësit e funksioneve të tyre. Me një fjalë do të diskutohet haptas për punën e çdo individi dhe bartësi të funksioneve. Askush nuk do të jetë i paprekshëm. Përgjegjësia duhet të bie në secilin nga ne. Do ti kemi zgjedhjet partiake dhe aty do të shihet puna e secilit. Tash për tash nuk dua të flas për emra apo individ. Prioritet për momentin janë zgjedhjet dhe suksesi që do të tregojmë aty.
Z. Osmani, nëse LDK pëson fiasko, si në zgjedhjet e kaluara, do të tërhiqeni nga politika apo do të vazhdoni, në atë mënyrë apo këtë mënyrë, të merreni me politikë.
Z. Osmani: Unë nuk jam një person që dorëzohem. Po nuk korrëm suksesin që e paramendojmë, do të kërkojmë koalicion. Qëllimi im përfundimtar është që ta marr presidencën edhe njëherë, në këtë apo atë mënyrë. Kurti nuk ka opsione të shumta. Ose do ta pranoi kushtin tim, ose do të shkojmë sërish në zgjedhje. Fantazitë e Kurtit që mbi 60 përqind ti fitoi zgjedhjet, nuk e beson dot askush. Me këtë qëllim ai i ka hyrë kësaj pune, po të jeni të bindur se do të zhgënjehet. Kosova nuk është vetëm Veriu, apo Serbia. Ku janë të tjerat. Derivatet e naftës kanë shpërthyer. A duhet ta fajësojmë ne Ngushticën e Hormuzit. Lind pyetja, pse nuk kemi kërkuar asnjëherë Gaz dhe naftë në tokën e Kosovës. Rrafshi i Dukagjinit i plotëson kriteret që të bëhen shpime të tilla.