Ndërkombëtarët po bëhen gati që në Kosovë ta dërgojnë për president Wilhelm Vidin 2 !

Satirë

Ndërkombëtarët po bëhen gati që në Kosovë ta dërgojnë për president Wilhelm Vidin 2 !

Nga: Sherif Ramabaja Më: 5 prill 2026 Në ora: 17:31
Sherif Ramabaja

Ndërkombëtarët njëherë me 1914, derisa shqiptarët grindeshin për postin e presidentit, (secili dëshironte të bëhej president) kishin vendosur pa i pyetur fare që W. Vidin, t´ua dërgonin si president të Shqipërisë.

 Disa këtë e kishin marr si fyerje për shqiptarët, një i huaj të emërohej për president i shqiptarëve, derisa ata nga radhët e tyre i kishin dhënë sa e sa perandor, Perandorisë Romake, kishin emëruar Papë të tyre në Vatikan, apo nënën Terezë, si nënë të njerëzimit etj. e vetë tash s’mund të pajtohen për president të tyre. O tempora, o morës.

Sot gjendja e shtetit amë Shqipërisë, pas 100 vitesh po përsëritet edhe në Kosovë. Qëndrimet për zgjedhjen e presidentit, po bëhet gjithnjë e më alarmante. Secili nga shqiptarët dëshirën të bëhej president, që ti ndihmoi popullit e Kosovës. Shpresohej se zonja Vjosa Osmani do ta siguronte rizgjedhjen, duke menduar në përkrahjen e të gjitha partive, po në fund e dorëzoi postin e zhgënjyer. Kundër saj si duket doli edhe LDK, për të cilën ajo kishte sakrifikuar gjithçka, në ndjekjen e  rrugës së presidentit legjendar, Ibrahim Rugovës.

 Edhe PDK e donë kandidatin e tyre për president, po ai po mbahet anonim. Askush nuk e din emrin e tij, se cili do të ishte. Për zbulimin e emrit të tij, PDK ka një kusht të vetëm: Së pari të gjithë të pajtohen që presidentin ta ketë PDK, pastaj ata do ta zbulojnë emrin e tij. Disa nga partitë tjera thanë, lojë fëmijësh.

Ramush Haradinaj, i cili vret e pret nga të gjitha anët, ka synim që edhe ai të bëhej president. U fol se nga ky shkak dha dorëheqje nga partia e tij Aleanca. U spekulua se po të bëhej president, do të shpëtonte nga sekuestrimi i pasurisë milionëshe, të cilën e ka përvetësuar pas luftës, si një nga komandantët e UÇK, po ky s’është i vetmi. Kështu kanë vepruar shumica e tyre.  

Me rëndësi do të ishte që presidenti mos ti lihej Albin Kurtit, pa marr parasysh se a bëhet Ganja e PDK, e cila po ia kap mikrofonin Kurtit, apo Hykmetja e LDK, të cilat bëjnë gara se cila po ia kalojnë njëra tjetrës. S’do të ishte fare çudi që mikrofonin Kurtit, t’ia kap edhe Dudija.

Pse gratë deputete nga PDK e LDK po sillen në këtë mënyrë nuk pat shpjegim të qartë, megjithatë u përfol se janë të ndërsyera nga partitë e tyre që ta provokojnë Kurtin. Ta qesin nga takti dhe e pat puna e tij. Të nesërmen do të shkruhej: Kurti i sulmoi gratë. Kurti i shau gratë deputete. Kurti i ofendoi gratë deputete, vetëm pse ia kapën mikrofonin dhe se linin të fliste etj. etj.

Pra në mungesë të zgjedhjes së presidentit nga faktorët e brendshëm, gjithnjë e më shumë po forcohet teza se presidentin Kosovës, do ua sjellin ndërkombëtarët nga perëndimi.

Si propozim u përmendën djemtë mbretit Charles princat William dhe Harry, njëri nga ta, po ata menjëherë e kishin refuzuar detyrën, kur e morën vesh se  ç‘kishte përjetuar ish princi W. Vidi më 1914 në Shqipëri.

 SHBA për momentin janë të nxënë me luftën në Iran, kurse EU po frikësohet nga pasojat e naftës dhe tregtisë, duke i kapur paniku për një krizë të thellë botërore.

E vetmja mundësi nëse nuk merren vesh shqiptarët e Kosovës, do të mbetej që vendet fqinje, t´i bëjnë propozimet e tyre për një president të Kosovës. Sapo u komunikua ky lajm, me propozimi dolën, Serbia, Mali i Zi, Republika Serbe e Bosnjës, Rusia, Bjello Rusia etj. Këmbëngulja më e madhe ishte nga Serbia, që ata ta caktonin presidentin e Kosovës, duke premtuar në disiplinimin dhe pajtimin e shqiptarëve mes vete.

Mars - Rover (Satirë)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat