Gjuzi i kërkon shpjegime Rucit: Janë ndaluar grumbullimet me 10 veta, pse jemi gati 120 veta në sallë

Shqipëria

Gjuzi i kërkon shpjegime Rucit: Janë ndaluar grumbullimet me 10 veta, pse jemi gati 120 veta në sallë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:14
Kujtim Gjuzi

Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon interpelancën e kërkuar nga deputeti Ralf Gjoni për situatën me pandeminë.

Ajo që vihet re është pjesëmarrja e 120 deputetëve në Kuvend duke shkelur një nga masat e marra nga Komiteti i Ekspertëve për moslejimin e grumbullimeve me më shumë se 10 veta.

Ka qenë deputeti Kujtim Gjuzi ai që ka sjellë në vëmendje në këtë fakt duke i kërkuar Kryetarit të Kuvendit një shpjegim për këtë situatë.

“Z.Kryetar, ju anulluat seancën e kaluar dhe thatë përmes ekspertëve që nuk lejohet që të mblidhen më shumë se 10 veta. Sot në kuvend jemi gati 120 veta. Unë do doja një shpjegim në lidhje me këtë. Sepse nëse  njerëzit, qytetarët apo drejtorët tuaj në të gjithë sistemin administrativ ju shohin juve që e bëni këtë veprim dhe ata bëjnë veprime të tjera.”-tha Gjuzi në fjalën e marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat