Një vit nga tragjedia/ Lotë dhe lule në vendin që u mori jetën 8 anëtarëve të familjes Lala

Shqipëria

Një vit nga tragjedia/ Lotë dhe lule në vendin që u mori jetën 8 anëtarëve të familjes Lala

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 12:33
Lotë dhe lule në vendin që u mori jetën 8 anëtarëve të familjes Lala

Ishte ora 03:54 e 26 nëntorit 2019, kur një tërmet I fuqishëm, 6.4 ballë i shkallës rihter, do të trondiste qendrën e vendit.

Lëkundja sizmike nuk kurseu qindra objekte banimi por as jetë njerëzish. 51 persona humbën jetën ndërsa qindra të tjerë u plagosën.

Durrësi ishte epiqendra e dëmtimeve dhe katastrofës natyrore të regjistruar në vendin tone, ndërsa familja Lala një prej më të goditurave.

Rreth orës 10:00 të 26 nëntorit, tokaa sikur përpiu banesën katër katëshe të familjes duke marrë me vete 8 anëtarët e asaj familjeje, mes të cilëve 4 fëmijë.

I vetmi që ia doli të mbijetojë nga ajo tragjedi në këtë familje ishte një 17 vjecar, Ramë Lala, i cili u dërgua për kurim në Itali.

Ditën e sotme, familjarë dhe të afërm kanë shkuar pikërisht aty ku ishte banesa për të kujtuar 8 viktimat.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës mbi identifikimin e shkaqeve, rezultoi se objekti është ndërtuar në kundërshtim me kushtetet teknike të projektimit dhe të zbatimit të ndërtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat