Sot 28-nëntor/ 108 vite pasi Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Një festë nën ‘kthetrat’ e pandemisë

Shqipëria

Sot 28-nëntor/ 108 vite pasi Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Një festë nën ‘kthetrat’ e pandemisë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 09:24
Ilustrim

Sot data shënon 28-nëntor, një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët e cilësuar edhe si “Dita e Flamurit”. Shqipëria mbush sot 108 vite që nga shpallja e Pavarësisë, më 28-nëntor të vitit 1912.

Në këtë ditë, Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi në Vlorë, duke e shpallur vendin tonë, të pavarur. Po më 28 nëntor 1443, heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e saj.

Kjo ditë që shënon dy ngjarjet më të rëndësishme historike në vend, dhe festohet nga të gjithë shqiptarët kudo në botë. Ngritja e flamurit në Vlorë nga i madhi Ismail Qemali, është konsideruar edhe si nëntori i dytë.

Kujtojmë që një vit më parë, i gjithë vendi ynë ishte në zi kombëtare gjatë kësaj periudhe për shkak të tërmetit që u mori jetën 51 qytetarëve. Ndërsa tani ndodhemi nën “kthetrat” e një pandemie globale, në përballje me koronavirusin.

Kjo sigurisht i lë shqiptarët pa e nxjerrë entiziasmin për të ngritur flamujt kuqezi nëpër sheshe e për të brohoritur në emër të Pavarësisë së vendit, siç ka ndodhur çdo vit.

Madje autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë nëpër shtëpië sot, duke shmangur grumbullimet, infektimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat