Putin dhe Lavrov urojnë shqiptarët për 28 Nëntorin: Marrëdhëniet ruso-shqiptare në interes të vendeve tona dhe të kontinentit Evropian

Shqipëria

Putin dhe Lavrov urojnë shqiptarët për 28 Nëntorin: Marrëdhëniet ruso-shqiptare në interes të vendeve tona dhe të kontinentit Evropian

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 11:45
Vladimir Putin dhe Sergey Lavrov

Me rastin e Ditës së Flamurit Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidenti Meta.

“I nderuar zoti President, pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t’u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.

Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet. Me respekt, Vladimir Putin”, thuhet në mesazhin e Putin, bërë publike në faqen e Facebook të ambasadës ruse në Tiranë.

Ndërkohë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov i ka dërguar telegramin e urimit Kryeministrit, Edi Rama

“I nderuar zoti Kryeministër,

Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Republikës së Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Jam i bindur se aktivizimi i kontakteve midis ministrive të punëve të jashtme të vendeve tona do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare si edhe do t`i shërbejë përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën.

Ju uroj suksese në punë, ndërsa popullit shqiptar – lumturi dhe prosperitet.

Sergej Lavrov”- thuhet në mesazhin e Lavrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat