“Zoti lart e mjeku në tokë”, infermierja rrëfen betejën me COVID-19: Kalova një gjendje ankthi

Shqipëria

“Zoti lart e mjeku në tokë”, infermierja rrëfen betejën me COVID-19: Kalova një gjendje ankthi

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 18:20
Pashkë Prendi

Infermierja në qendrën shëndetësore në Lezhë, Pashkë Prendi, tregon historinë e saj, diagnostikimin, paraqitjen në Urgjencë dhe fitoren ndaj COVID-19.

Prendi ndjehet falënderuese, ndërsa tregon së në ditën e 9 pasi ishte prekur nga koronavirusi, gjendja e saj shëndetësore filloi të normalizohej.

“Unë quhem Pashkë Prendi. Në datën 23 mars, jam diagnostikuar me COVID-19 dhe jam nisur me Urgjencë në Spitalin Infektiv, në Tiranë. Në Tiranë më ka mirëpritur mjekja Esi Duka, për të cilën nuk kam fjalë. Ditën e parë parametrat e oksigjenit i kisha poshtë normës.

Në ditën e 9 gjendja shëndetësore po normalizohej. Mjekët janë heronj, duke kryesuar me shefen Najada Çomon.

Unë kalova një gjendje ankthi, por me fjalët, punën dhe shërbimin e kam kaluar. I bëj thirrje të gjithëve të mos vonohen të diagnostifikohen. Zoti lart, e mjeku në tokë e themi këtë gjithmonë, shërbimi i mjekësisë është. Ashtu si mua më shërbyen dua që edhe unë t’i shërbej pacientëve, me vullnet dhe dashuri”, tregoi ajo.

Videomesazhi i infermieres është publikuar nga ministrja e Shëndetësisë në rrjetin social “Facebook”, Ogerta Manastirliu , duke i uruar edhe kurajo dhe të shkuara infermieres Pashkë Prendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat