Plagosja në Lezhë, policia: Hilë Gjini u qëllua në këmbë, kush është autori

Shqipëria

Plagosja në Lezhë, policia: Hilë Gjini u qëllua në këmbë, kush është autori

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e mëngjesit të sotëm në Lezhë. Hilë Gjini, 43 vjeç është plagosur me dy plumba në këmbë në fshatin Balldre.

Autori është identifikuar si një banor i zonës, i identifikuar si Gjin Gjini, i cili ka përdorur armë automatik.

Hilë Gjini ka qëndruar rreth 30 minuta në makinë ku u qëllua, derisa ka ardhur ambulanca që e ka transportuar atë në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë të D.V.P Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat