Preket nga Covid-19 prefektja e Beratit! Disa të infektuar në institucione

Shqipëria

Preket nga Covid-19 prefektja e Beratit! Disa të infektuar në institucione

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Prefektja e Beratit Valbona Zylyftari është prekur nga Covid-19. Mësohet se Zylyftari kishte disa ditë që kishte shfaqur shenja dhe ishte karantinuar në banesën e saj në Berat.

Ajo kishte bërë tamponin dhe përgjigja e tamponit rezultoi sot pozitive, ndërkohë që mësohet se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Burime bëjnë me dije për ABC se pozitivë kanë rezultuar edhe një sanitare, një punonjëse në Zyrën Vendore Arsimore Berat, një mësuese në shkollën “Ajet Xhindole”, një nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”, dy kujdestare në Qendrën e Zhvillimit Rajonal “Lira” dhe një polic bashkiak.

Në 24 orët e fundit në këtë qytet u konfirmuar 20 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë që aktualisht aktive janë 621 persona të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat