Covid-19 i merr jetën një tjetër mjeku në Shqipëri

Shqipëria

Covid-19 i merr jetën një tjetër mjeku në Shqipëri

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:34
Myftar Zemani

Epidemia dhe sëmundja e rrezikshme COVID- 19, që në këtë periudhë ka marrë përmasa masive, nuk po kursen as jetën e mjekëve.

Sot një tjetër mjek e humbi betejën me këtë virus. Është fjala për mjekun Myftar Zemani, që bashkëqytetarët tanë e njohin shkurt si Doktor Tarja.

Edhe pse në pension, ai jepte ndihmesën e tij në fushën e mjekësisë, duke vizituar dhe këshilluar qytetarët që i kërkonin ndihmë. 

I lindur më 10 shkurt 1942 në Kuç të Vlorës, doktor Tarja pas mbarimit të fakultetit të mjekësisë, shërbeu në Bishan, Roskovec, Fier etj. Kudo ku ka punuar është dalluar për shpirtin human, i papërtuar, i lidhur me banorët edhe për hallet e shqetësimet e tyre, duke u bërë kështu një figurë popullore.

Me keqardhje i shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve me të cilët ka punuar. I paharruar kujtimi i doktor Tares!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat