OFL dhe Saimir Tahiri ‘fut’ në sherr Lalën dhe Lleshajn

Shqipëria

OFL dhe Saimir Tahiri ‘fut’ në sherr Lalën dhe Lleshajn

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 23:35
Sandër Lleshaj dhe Klodiana Lala

Për gazetaren Klodiana Lala, OFL nuk e ka përmbushur misionin e saj, atë për të cilën u trumbetua nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, goditja e krimit.

Kjo sipas Lalës, sepse edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por edhe për vëllain e ish-ministrit, Fatmir Xhafa nuk ka asnjë formular.

Por pavarësisht fakteve të Lalës, Ministri pohoi bindshëm se OFL është një operacion i suksesshëm. Kjo gjë nuk është mbështetur nga gazetarja Lala e cila iu drejtua Lleshajt “duhet të të vijë turp që e thua këtë gjë!Duhet të skuqesh para shqiptarëve kur e thua këtë gjë.”

Më pas ministri tha: “Ti je grua dhe zonjë dhe më çarmatos. Më ke zënë ngushtë se nuk të përgjigjem dot me të njëjtën gjuhë. Si thua s’ke turp?”

Pjesë nga diskutimi:

Lala: Zoti ministër ju dhatë disa shifra për OFL-në, të cilat më kërcasin dhe nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. MË rezulton që nga Gjykata e Posaçme janë sekuestruar vetëm 100 pasuri dhe në pjesën më të madhe të tyre janë automjete dhe nuk kanë lidhje fare me shifrat tuaja.

A mund të më thoni pse mungojnë në listën e OFL-së disa emra si vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. OFL është edhe për ata që janë dënuar edhe për ata që janë nën hetim.

Lleshaj: Nuk merrem me emra. Si mund të merrem me ish-ministrin e Brendshëm unë?

Lala: Është selektive zoti ministër? Mund të jeni më i qartë?

Lleshaj: Pse fakti që nuk merrem me emra do të thoë që jam selektiv?

Lala: Na sqaroni pse mungon sepse OFL-së i përfundon afati në 31 dhjetor.

Lleshaj: OFL ka një kategori subjektesh qartësisht të përcaktuara nga ligji. Janë persona të dënuar për 31 nene të kodit penal.

Lala: Edhe nën hetim zoti ministër sepse ju përmenda raste konkrete dhe mund ta hapim ligjin që ta konsultojmë.

Lleshaj: Janë vepra penale të caktuara. Ti mendon se unë do të shkoj të interesohem se çfarë bën policia për ish-ministrin e Brendshëm?

Lala: Po atëherë mos hajdeni fare në studio, nëse nuk keni për të thënë edhe mbaroi.  OFL nisi si një aksion i madh i trumbetuar nga ju dhe nga kryeministri…

Lleshaj: Dhe i suksesshëm shumë!

Lala: Duhet të të vijë turp që e thua këtë gjë!Duhet të skuqesh para shqiptarëve kur e thua këtë gjë.

Lleshaj: Ti je grua dhe zonjë dhe më çarmatos. Më ke zënë ngushtë se nuk të përgjigjem dot me të njëjtën gjuhë. Si thua s’ke turp?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat