Ndarja nga jeta e Bellos/ Presidenti Meta: “Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme”

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Bellos/ Presidenti Meta: “Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme”

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 09:53
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit të PS-së Marko Bello.

Meta shprehet se Bello la pas një dhimbje të madhe, duke shtuar se ai ishte bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali dhe qytetari model.

Postimi i Metës

Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!

Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!

Përherë i paharruar në kujtimet tona!

LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat